New Marin Barleti in collaboration with Career Center and Deloitte.
09/01/2020Trajnimi me kredite për mesuesit dhe drejtuesit arsimor në Durrës
09/01/2020Synohet që, së bashku me studentët:
- Të nxitet dhe të mbështetet lidhja midis studimit dhe karrierës përmes përvojave të hershme të punësimit;
- Të lehtësohet ballafaqimi i studentit me tregun e punës përmes ofrimit të formimit mbështetës, duke përfshirë shkrimin e CV-së, përgatitjen për intervistën e punës, etj;
- Të garantohet që çdo student të ketë mundësi të barabarta për të zhvilluar aftësi të rëndësishme për të ardhmen, të tilla si; aftësitë e lidershipit, aftësitë e sipërmarrjes, aftësitë e prezantimit në publik, etj;
- Të mbështetet rritja e vazhdueshme e studentit, përmes kultivimit të edukimit në vazhdim
UMB i mbështet studentët jo vetëm lidhur me rritjen e tyre akademike dhe personale, por ka gjithashtu një fokus të veçantë lidhur me përgatitjen e studentit për tregun e punës dhe mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen. Studentët ndihmohen që të ndërtonjë një plan individual karriere, të programojnë aktivitete të ndryshme akademike dhe profesionale, të provojnë të angazhohet vullnetarisht ose punësohen me kohë të pjesshme si pranë UMB apo partnerëve të universitetit, etj.
KARRIERA IME
Në momentin që ke vendosur fushën e studimeve universitare karriera jote sapo ka marrë rrugë. Cili është profesioni që ke zgjedhur? Çfarë shkollimi pasuniversitar duhet të ndjekësh për të orientuar karrierën tënde? Çfarë njohurish apo aftësish të tjera do të të duhen për të rritur veten si dhe për të fuqizuar karrierën tënde? Zgjidh profilin tënd dhe mëso më shumë për rrugët e shumta që ti mund të ndjekësh.
ORIENTIM KARRIERE
Shërbimi i “Këshillimit dhe Orientimit për Karrierën” i ndihmon studentët të mësojnë më shumë për shtigjet e karrierës ndërkohë që janë ende duke studiuar. Njohja e procesit të rekrutimit, afatet e punësimit, shkrimi i curriculum vitae, letrës së interesit dhe përgatitja për intervistën për punë, janë elementë kyç gjatë kërkimit/aplikimit për punë. UMB ofron trajnime mbështetëse edhe për aftësitë sociale, si aftësi të rëndësishme për fuqizimin e studentëve dhe ndërtimin e karrierës.
PYET PËR KARRIERËN TËNDE!
Ndërtimi i karrierës si dhe zhvillimi i vazhdueshëm i saj janë çështje me shumë rëndësi për të gjithë studentët. Këtu mund të gjesh pyetje dhe përgjigje, të cilat mund të të ndihmojnë të kuptosh më mirë shtigjet e karrierës, çfarë do të të duhet të konsiderosh përgjatë viteve të studimit për të lehtësuar karrierën tënde në të ardhmen, etj. Nëse dëshiron të pyesësh për diçka që nuk e gjen në këtë komunikim, je i/e mirëpritur ta postosh pyetjen tënde. Dërgoje pyetjen tënde në adresën [email protected]. Çdo muaj, pyetjet dhe përgjigjet që lidhen me karrierën do të postohen në këtë pjesë të faqes zyrtare të UMB.
PRAKTIKA DHE PUNËSIM
Studentët ndihmohen të njohin kërkesat e tregut si dhe të përcaktojnë mënyrat për të qenë të suksesshëm. UMB ofron mundësi që studentët e interesuar, të atashohen pranë departamenteve, instituteve dhe zyrave të administrates së universitetit, për të patur një përvojë vullnetare punësimi, duke u mbështetur me trajnime për: strukturën e universitetit; shkrim dokumentash zyrtare; etikë dhe protokoll.
Çdo vit akademik, UMB, së bashku me partnerët institucional, organizon panaire për praktika dhe përvoja punësimi. Studentët njihen me profilet e bizneseve apo organizatave partnere dhe iu mundësohet zhvillimi i intervistave të punës në kampuset e universitetit apo në ambientet e bizneseve.
NJOFTIME PUNËSIMI
Zyra e Karrierës mban kontakte të vazhdueshme me bizneset, organizatat dhe institucione shtetërore. Njoftimet lidhur me pozicionet vakante iu përcillen studentëve të interesuar.
PARTNER KOORPORATIV
UMB së bashku me partnerët e tij janë aktorë të rëndësishëm të zhvillimit të shoqërisë. UMB ka marrëveshje bashkëpunimi me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën akademike, në kërkimin shkencor, shërbimet komunitare dhe biznes. Këto institucione partnere ofrojnë mbështetje reciproke në rritjen e kapaciteteve të stafeve të tyre dhe studentëve të UMB, në ofrimin e shërbimeve për përfitues të një rangu të gjerë shoqëror, etj. “Youth Act”, “AIPA” dhe “Adriapol” janë tre institutet më të rëndësishme mbështetëse të punës kërkimore dhe në fushën e shërbimeve.
NJIHU ME PARTNERËT E UMB/BASHKËPUNIME
UMB ka marrëveshje bashkëpunimi me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën akademike, në kërkimin shkencor, shërbimet komunitare dhe biznes. Këto institucione partnere dhe UMB ofrojnë mbështetje reciproke në rritjen e kapaciteteve të stafeve të tyre dhe studentëve, në ofrimin e shërbimeve për përfitues të një rangu të gjerë shoqëror, etj.