Forca e Punës

Sipas INSTAT-it, forca e punës përfshin gjithë individët aktivë në tregun e punës, të moshës 15 – 64 vjeç, dhe komponentë të vetëm të saj ka punësimin dhe papunësinë. Këta të fundit, dhe dinamikat e tyre, përfshihen tek subjektet qendrore të ekonomisë së punës. Janë tregues sasiorë tepër të ndërlidhur, pra nuk mund të merret njëri në analizë, pa trajtuar tjetrin. Norma e punësimit është raport i numrit të të punësuarve me numrin total të individëve në moshë pune në shoqëri, ndërsa ajo e papunësisë, raport i numrit të të papunëve ndaj pjesëmarrësve në forcën e punës. Duke qenë se punësimi është komponenti më i rëndësishëm i forcës së punës, ai dikton ndjeshëm dhe luhatjen e saj. Të dhënat tregojnë se në vendin tonë norma e pjesëmarrjes në forcën e punës ka tendencën të shoqërojë besnikërisht luhatjen e normës së punësimit. Kjo për shkak të impaktit të theksuar që punësimi ka në kompozimin dhe ecurinë e forcës së punës.

Për më tepër klikoni këtu