Karriere

Orientimi i karrierës

AM-Barleti Human Capital shpk operon me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më profesional pranë Grupit Barleti dhe Universitetit Barleti drejtuar studentëve barletas. AM-BHC ndër të tjera ofron shërbime të kualifikuara dhe specifike për studentët me anë të moduleve si: shkrimi i një rezumeje dhe letre motivimi të suksesshme; përgatitja për një intervistë të suksesshme; ofrimi i mundësive të intershipit dhe praktikave të punës etj. AM-Barleti Human Capital synon që në nëpërmjet trajnimeve dhe këshillimit e orientimit të karrierës të përgatisë studentët për tregun e punës duke lehtësuar integrimin e tyre si dhe sigurimin e një karriere të sukseshme si brenda dhe jashtë vendit.

Shërbime punësimi

AM-Barleti Human Capital ofron një gamë të gjerë shërbimesh punësimi për studentët e UniBA në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës dhe të Alumnit. AM-Barleti Human Capital operon si agjenci punësimi, e cila nëpërmjet shërbimeve dhe veprimtarisë së saj ndërvepron, jo vetëm brenda Grupit Barleti, por ushtron veprimtarinë e saj të specializuar veçanërisht për asistimin dhe këshillimin e kompanive, bizneseve dhe kategorive të ndryshme punëkërkuesish e punëmarrësish ku nëpërmjet teknologjisë dhe ekspertizave novative siguron shërbime cilësore dhe konkuruese për të gjithë aktorët e tregut të punës.

Ndërveprimi me industritë

UniBA nëpërmjet AM-Barleti Human Capital kultivon marrëdhënie të qëndrueshme me partnerët potencialë të industrive si akomoduesit e parë në tregun e punës të studentëve barletas. AM-Barleti Human Capital dhe UniBA kujdesen që kurrikulat, modulet e trajnimit dhe programet mësimore të ofruara të përputhen me kërkesat gjithmonë e në rritje të industrisë, biznesit dhe tregut të punës. Ekosistemi i bazuar në Helikën e pesë-fishtë (akademi, komunitet, industri/biznese, të rinj dhe organizma të ndryshme publike dhe jopublike) nxit përmirësimin e kurrikulave mësimore, kryerjen e praktikave të punës si dhe përmes bordeve të karrierës mban lidhje të që qenësishme dhe të vazhdueshme mes tregut të punës, industrive dhe jetës akademike në dobi të studentëve barletas duke ndikuar drejtëpërdrejtë në zhvillimin eknomik komunitar.

Zyra e Karrierës dhe Alumni

Të jesh barletas është një brand tek i cili kontribuon jo vetëm përgatitja akademike por dhe shërbimet e ofruara ndaj studentëve. Zyra e Karrierës në UniBa dhe AM-Barleti Human Capital funksionojnë si një laborator për përgatitjen e studentëve të tij si punëkërkues dhe formimin e tyre akademik sipas kërkesave të tregut të punës (punëmarrësve). Në fokus është mbështetja e studentit gjatë gjithë periudhës së studimeve akademike në kampus nëpërmjet trajnimeve, forumeve, projekteve të punësimit, seminareve informuese dhe takimeve me bizneset, duke i orientuar drejt një karriere të sukseshme. Tanimë prej 15 vitesh rjeti “Alumni” dhe bordi i karrierës shërbejnë si sisteme mbështetëse dhe drejtuese, për integrimin e studenteve në tregun e punës dhe si dëshmi e suksesit të UniBA.