Migrim

Shqipëria është një vend që pasqyron më së miri marrëdhënien midis migrimit dhe zhvillimit. Nga njëra anë, është e qartë se emigrimi ka qenë një element madhor për tranzicionin e vendit drejt një ekonomie dhe shoqërie më ‘moderne’. Në nivelin makro, dërgesat e emigrantëve kanë dhënë një kontribut thelbësor në strukturën e PBB-së së vendit që nga fillimi i viteve 1990-të. Ndërkohë, në nivelin mikro ato kanë dhënë mbështetje domethënëse për mbijetesën dhe përparimin e qindra mijëra familjeve shqiptare.2 Nga ana tjetër, migrimi ka qenë në atë shkallë që ka sjellë një zhbalancim të popullsisë së Shqipërisë, duke e lënë vendin të ndarë midis polit të urbanizuar në mënyrë kaotike të rajonit të Tiranës dhe shpopullimit të zonave malore e kodrinore rurale në veri, jug dhe brendësi të vendit. 
Për më tepër lexoni materialin
Informacione mbi punësimin në Itali