Rekrutim

Rekrutimi është një nga shërbimet kryesore që AM-Barleti Human Capital ofron për kompanitë, bizneset, organizatat jofitimprurëse etj.. AM-BHC ka dëshmuar me eksperiencën e saj modele suksesi në menaxhimin e sipërmarrjeve të Barleti Group duke ndjekur procesin e rekrutimit të personelit, përgatitjen e punëkërkuesve për tregun e punës nëpërmjet trajnimeve dhe seminareve të ndryshme si dhe ndjekur procesin e nxitjes dhe ndërmejtësimit për punësim.

AM-Barleti Human Capital siguron procesin e mbarëvajtjes së rekrutimit duke përputhur punëdhënësit me punëmarrësit, talentin me punën, kërkesat e trajnimit me tregun e punës. AM-Barleti Human Capital zhvillon aktivitetin e tij në një laborator modern me pajisjet teknologjike të gjeneratës së fundit, ku një staf i mirëkualifikuar dhe profesionist ofrojnë shërbime bashkëkohore dhe asistencë e këshillim për gjatë gjithë etapave të procesit të rekrutimit, punësimit, zhvillimit të aftësive, ngritjes në karrierë si dhe asistimit të kompanive dhe bizneseve.
Një vemendje të veçantë përveç punëmarrësve të nivelit punonjës, teknikë dhe menaxherë AM-BHC i kushton rekrutimit dhe zhvillimit në karrierë të profesionistëve të mirënjohur të kategorisë ekspertë me anë të shërbimeve Headhunting.