Rreth Nesh

AM-Barleti Human Capital është pjesë e Barleti Group. AM-BHC është themeluar mbi disa vlera thelbësore si promovimi i standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare të cilësisë në tregun e punës, krijimin e një mjedisi dinamik dhe konkurrues që nxit zhvillimin në nivel individual, profesional dhe komunitar, duke pasur në fokus punësimin, fuqizimin e kapitalit njerëzor, mbështetjen për sipërmarrjen si dhe përputhjen e aftësive me talentet dhe me kërkesat e çdo punëmarrësi dhe punëkërkuesi.

AM-Barleti Human Capital është një agjenci punësimi, e cila nëpërmjet shërbimeve që ajo ofron si dhe veprimtarisë së saj ndërvepron, jo vetëm brenda Grupit Barleti, por ushtron veprimtarinë e saj të specializuar veçanërisht për asistimin dhe këshillimin e kompanive, bizneseve dhe kategorive të ndryshme punëkërkuesish e punëmarrësish ku nëpërmjet teknologjisë dhe ekspertizave novative siguron shërbime cilësore dhe konkuruese për të gjithë aktorët e tregut të punës.

Broshura Prezantuese Shfaq