Sherbime

AM-Barleti Human Capital është me shume se një agjenci punësimi, AM-Barleti Human Capital është me shume se një agjenci punësimi, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh:

I. Shërbime punësimi për individë:
Nëpërmjet një platforme interaktive dhe baze të dhënash informon individët për pozicionet e lira të punës duke evidentuar punëkërkuesit/ profesionistët më të përshtatshëm si dhe asistuar negocimin e kontratës së punës me synimrritjen e mundësive në karrierë. Nga shërbimet e AM-BHC nuk përfitojnë vetëm individët që arsimohen, kualifikohen dhe punojnë brenda vendit por edhe ata që rikthhen nga emigrimi si dhe ata shqiptarë që dëshirojnë të punojnë dhe jetojnë jashtë vendit.

II. Shërbime Rekrutimi për Kompanitë dhe Organizatat (Head Hunting)
AM-BHC zotëron ekspertizën dhe kapacitetet e nevojshme për t`u ofruar kompanive dhe organizatave shërbim cilësore rekrutimi duke i asistuar me analizë dhe audit të brendshëm në identifikimin e nevojave brenda kompanive/organizatave; evidentimin e domosdoshmërisë për staf dhe përgatitjen e një përshkrimi pune të saktë dhe efektiv; promovimin dhe publikimin e shpalljeve të vendeve të lira nëpërmjet portalit dhe platformës humancapital.al ; përgatitjen e intervistës si dhe formularëve/pyetësorëve specifikë e deri në rekrutimin dhe punësimin e plotë të ekspertit/ profesionistit.

III. Shërbime konsulence për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore
AM-BHC me anë të konsulencës për kompanitë dhe organizatat mundëson kryerjen e studimeve, raporteve të vlerësimit të jashtëm, analizave dhe planeve të veprimit si dhe u propozon zgjidhje konkrete si: riorganizimi i skemës funksionale, organigramës dhe procedurave të brendshme të kompanisë; qarkullimin e stafit të brendshëm ose identifikimin e nevojave, trajnimin e integrimin e punonjësve të rinj. Me qëllim maksimizimin e eficiencës dhe efektivitetit të punës AM-BHC ofron shërbime në fushën e ICT si dhe produkte e programe novatore që i vijnë në ndihmë kompanive duke i bërë më konkurente në tregun e punës.

IV. Trajnime dhe Aftësimi Profesional – praktika dhe stazh
Me qëllim përputhjen midis kërkesës për punonjës të kualifikuar nga ana e kompanive si dhe sfida e transformimit teknologjik dhe digitalizimit tëbotës së punës kualifikimi, rikualifikimi dhe vazhdimi i të mësuarit për gjatë gjithë jetës janë një domosdoshmër. AM-BHC duke dëshiruar nxitjen e punësimit në bashkëpunim me Universitetin Barleti dhe Barleti Training and Testing Center ofron tre lloje tajnimesh:
– Trajnime me aftësi bazë teknike
– Trajnime profesionale që synojnëë përgatitjen e artizanëve dhe mjeshtrave;
– Trajnime të vazhduara karriere që kanë target group ekspertët, profesionistët dhe specialistët me një eksperiencë të gjerë që dëshirojnë përditësimin e njohurive të tyre.

V. Programe dhe Projekte me donatorë vendas dhe të huaj
AM-BHC në partneritet me “Barleti Grup” dhe Shoqërinë AM.AL.F.I ka eksperiencen dhe ekspertizen e nevojshme per te menaxhuar ciklin e plote te programeve dhe projekteve qofshin ato lokale apo nderkombetare (ideim dhe programim, identifikim dhe partneritet, konceptim dhe shkrim, aplikim dhe realizim, mbikqyrje dhe monitorim, vleresim dhe auditim, komercializim dhe qendrueshmeri te rrezultateve); Bashkëpunon me autoritetet publike dhe private vendase dhe organzimave rajonale dhe ndërkombëtarë për shkëmbimin e eksperiencave dhe dijeve si dhe realizimin e projekteve me interes të përbashkët.