Tregu i Punës

KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME TË TREGUT TË PUNËS NË SHQIPËRI

Statistikat e tregut të punës në Shqipëri bazohen në dy burime kryesore, anketat dhe të dhënat administrative. Anketa e Forcave të Punës (AFP) është një vrojtim statistikor i vazhdueshëm i cili mbledh informacion cilësor dhe sasior për vlerësimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të gjithë individët 15 vjeç e lart në Shqipëri. AFP mundëson jo vetëm marrjen e vlerësimeve për një gamë të gjerë treguesish të ofertës për punë të disagreguar sipas gjinisë dhe arsimit, dhe por përdoret gjerësisht për hartimin e politikave dhe strategjive të punësimit në nivel kombëtar dhe për grupe specifike të popullsisë. Në këtë publikim, përveç të dhënave të vlerësuara sipas AFP, janë përdorur dhe të dhëna nga burimet administrative. Treguesit e llogaritur me të dhënat administrative janë paga mesatare mujore bruto disagreguar sipas gjinisë, grupaktiviteteve ekonomike dhe grup-profesioneve. Gjatë vitit 2017 sipas vlerësimeve të marra nga Anketa e Forcave të Punës: Forca e punës është 1.385 mijë persona.
Meshkujt përbëjnë 57,4 % të forcës së punës dhe femrat 42,6 %.

Për më tepër klikoni ketu