Vetëpunësim

Pasur parasysh rëndësinë e nxitjes së vetëpunësimit, Qeveria Shqiptare ka iniciuar programin e vetëpunësimit, i cili ka si qëllim nxitjen e vetëpunësimit nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve të reja të punëkërkuesve të papunë të interesuar. Programi i vetëpunësimit është program njëvjeçar për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja, nëpërmjet të cilit ofrohet trajnim për sipërmarrjen dhe zhvillimin e planeve të biznesit për aplikuesit dhe grant për përfituesit.