Zgjidhje

AM-BARLETI HUMAN CAPITAL ofron zgjidhjet më të shpejta dhe më efektive për individët, kompanitë, bizneset dhe institucionet publike ose private të të gjitha kategorive. AM-BHC bashkëpunon ngushtë me Dhomat e Biznesit dhe Tregtisë, Shoqatat e Bizneseve, Shërbimin Kombëtar të Punës, rrjetet e profesionistëve brenda dhe jashtë vendit. Programet për mbështetjen e kualifikimit profesional dhe programet për lehtësimin e formalizimit të bizneseve së bashku me trajnimet e ndryshme dhe mbështetja e ofruar për start-up dhe të vetëpunësuarit bëjnë që AM-BHC të ofrojë zgjidhje për tejkalimin e çdo lloj pengese që punëkërkuesi apo punëmarrësi, person fizik apo person juridik mund të hasë në tregun e punës.