
New Career Center in collaboration with USAID/Growth Albania.
10/10/2019
Trajnimi i Stafit të Kompanisë SEZON DEKOR
09/01/2020Këshillimi dhe orientimi profesional në karrierë si dhe përzgjedhja e profilit të duhur të shkollimit të mëtejshëm përbën një sfidë me konfuzionin për cilindo maturant.
Nisur nga kjo sfidë dhe për lehtësimin e përzgjedhjes bazuar në përshtatshmërinë e profilit të zgjedhur me talentin, personalitetin, karakterin, dëshirën kërkesat aktuale e të mevonshme të tregut të punës, u hap sot me maturantë të gjimnazeve të Tiranës sipari i turit disamujor në të gjithë Shqipërinë, i suportit profesional që Universiteti Marin Barleti me anë të njësisë së trajnimeve Barleti Training and Testing Center, do t'i ofrojë maturantëve për përzgjedhjen e shkollimit dhe karrierës së mëtejshme.
Orientimi i duhur në përzgjedhjen e profilit të arsimit të lartë dhe informacioni për zhvillimin e mëtejshëm profesional në karrierë do të jenë dy shtyllat kryesore të këtij projekti dobiprurës për maturantët.
Në kuadër të këtij projekti maturantët do të përfshihen që tani në aktivitete klubesh studentore me karakter edukativ, informues, argetues dhe orientues pranë Universitetit Marin Barleti, që do t’i lehtësojnë atyre maksimalisht përzgjedhjen.
Marrim shkas nga ky publikim për të ftuar ti bashkohen këtij turi edhe maturantë, drejtues shkollash apo mësues karriere për më shumë promovim të mundësive dhe alternativave të vlefshme për maturantët me ndikim të lartë në suksesin e tyre profesional.
Për tu bërë pjesë e projektit si dhe për maturantët që dëshirojnë të angazhohen në klubet studentore apo organizatat rinore pranë Universitetit Marin Barleti, ju mirëpresim të na kontaktoni në: [email protected] dhe 0697063488