NJOFTIME
Referuar statistikave të INSTAT për vitin 2019 shifra e shqiptarëve jashtë territorit të RSH pjesë e diasporës shqiptare ishte 1.6 miljon të cilët kryesisht kanë lënë vendin e tyre për motive kryesisht punësimi dhe jetese më të mirë dhe të sigurt. Emigrim për motive punësimi është largimi me dëshirë i shtetasit shqiptar nga territori i Republikës së Shqipërisë për t’u punësuar, vetëpunësuar, për t’u formuar profesionalisht nëpërmjet punës në një shtet tjetër ose për t’u ribashkuar me pjesëtarin e familjes që ka emigruar. Ndërsa emigrant është personi që është, ka qenë apo do të jetë i punësuar ose i vetëpunësuar, në mënyrë të rregullt, në një veprimtari fitimprurëse, jofitimprurëse ose veprimtari publike, me ose pa kufizim kohor, në një shtet të ndryshëm nga ai i shtetësisë së tij/saj.
LIGJ Nr.9668, datë 18.12.2006 PËR EMIGRIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË PËR MOTIVE PUNËSIMI
SEKTORI PUNËDHËNËS
BARLETI GROUP

E ARDHMJA NËPËRMJET KUALIFIKIMIT
Barleti Group, me një eksperiencë shumëvjeçare, është një institucion inovativ dhe lider, aplikativ dhe praktik, ndërveprues dhe komunitar, i orientuar drejt tregut të punës, duke vendosur në qendër studentin si dhe duke zhvilluar bashkëpunime rajonale dhe ndëkombëtare. Barleti Group ushtron aktivitetin e tij në fushën e arsimit dhe edukimit, kërkimit të aplikuar dhe inovacionit, konsulencës si dhe asistimit të investimeve dhe sipërmarrjes duke ofruar shërbime cilësore dhe konkurruese në treg nëpërmjet Universitetit Barleti (UniBA), Barleti Testing and Training Center (BTTC) dhe kompanisë Am-Barleti Human Capital (AM-BHC)
AMALFI

Amalfi Srl Impresa Sociale
Është një kompani italjane, agjenci punësimi jofitimprurëse e rregjistruar në bazën e të dhënave ANPAL e cila fokusohet në promovimin dhe nxitjen e punësimit, ofrimin e trajnimeve dhe kurseve formatuese sipas metodave më të fundit dhe bashkëkohore duke operuar në rajonin e Lazio në Itali. Amalfi Srl bashkëpunon me Dhomat e Tregtisë së Italisë duke ofruar kurse dhe trajnime në menaxhimin e shoqërive, inxhinierinë informatike, shkenca të turizmit, shkenca teknike dhe psikologjike, psikologji e punës dhe organizatave etj..