Trajnim 1 ditor me temë “Menaxhimi në distancë i burimeve njerëzore”
20/05/2021Ditën e mërkurë, datë 26.05.2021 AM-Barleti Human Capital në bashkëpunim me Akademinë e Punësimit dhe Karrierës zhvilloi trajnimin me temë “Menaxhimi në distancë i burimeve njerëzore”. Kjo temë trajnimi aq specifike dhe e domosdoshme në zhvillimet e fundit të marrëdhënieve të punës sidomos në kohë pandemie, nxiti interes pjesëmarrjeje të sipërmarrësve, specialistëve të burimeve njerëzore si brenda dhe jashtë vendit.
Trajnimi u mbajt nga Dr. Elona Bano me eksperiencë të gjatë në menaxhimin e burimeve njerëzore në institucione qendrore publike dhe private.Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të licencuar nga Barleti Training & Testing Center.