AM-BHC dhe BTTC zhvilluan trajnimin “Sheshimi i mosmarrëveshjeve në ambjentin e punës”
02/03/2021Menaxhimi i emocioneve në intervistën e punës
26/03/2021Dëshiron të jesh i suksesshëm në punësim? Ndihesh që ke aftësi drejtuese por ke domosdoshmëri të përditësimit të njohurive mbi lidershipin? AM-Barleti Human Capital së bashku me Akademinë e Punësimit dhe Karrierës ju ftojnë të ndiqni trajnimin e rradhës online nga ekspertë të mirëfilltë në fushën e punësimit.
Tematikat kryesore që do zhvillohen janë:
– taktikat e suksesshme të evidentimit të një vendi pune;
– hapat që duhen pasur parasysh për një punësim të sigurt;
– llojet e lidershipit si aset për punësim të suksesshëm;
– vlerësimi i llojeve të lidershipit për pjesëmarrësit.
Kush mund të marrë pjesë:
– studentët e sapo diplomuar Bachelor dhe/ose Master;
– individët e papunë që kërkojnë të riintegrohen në tregun e punës;
– çdo individ i cili dëshiron të përditësojë aftësitë e tij të lidershipit.
Për rregjistime lutem kontaktoni në:
[email protected] dhe [email protected]
Trajnimi është i certifikuar nga BTTC dhe pjesëmarrësit në fund pajisen me çertifikatë pjesëmarrjeje.
Kosto e trajnimit 2000 leke Për studentët e UniBA kosto e trajnimit 1000 leke.