Trajnim për punësimin dhe zhvillimin e aftësive të lidershipit
16/03/2021Trajnim 1 ditor me temë “Menaxhimi në distancë i burimeve njerëzore”
20/05/2021Klubet Studentore Barleti me anë të Klubit të Karrierës në bashkëpunim me Barleti Training and Testing Center dhe AM-Barleti Human Capital shpk realizuan aktivitetin online me temë:
“Menaxhimi i emocioneve në intervistën e punës” nën moderimin e koordinatores së Zyrës së Alumnit dhe Karrierës Grejsa Dushku.
Aktiviteti u fokusua në metodat dhe këshilla për menaxhimin e emocioneve gjatë intervistës së punës. I ftuar special në aktivitet ishte Erion Muça Eksperti i Karrierës dhe Punësimit ku ndau me studentët njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për ta patur më të lehtë jo vetëm gjetjen e një pune, por edhe sesi lehtësisht të promovohen në të.
Studentët ndanë me njëri-tjetrin eksperiencat e tyre gjatë intervistave duke e shprehur me një foto përshkruese natyrën e tyre lidhur me atë që mendojnë se transmetojnë tek të tjerët në takimin e parë gjatë një interviste pune.