
AM-Barleti dhe Soft Skills Academy zhvillojnë trajnimin 1 ditor
25/11/2020
AM-Barleti Human Capital organizon trajnimin “Si të krijojmë biznesin tonë”
11/12/2020Je një shtetas shqiptar që jeton në Itali në rajonin e Lacios? Ke një ide për biznes dhe do të nisësh një aktivitet tëndin?
AM-Barleti Human Capital në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Romës ju fton në një webinar në datën 11 dhjetor 2020 (rregjistrimet deri në datën 10 dhjetor 2020)
Webinari është PA PAGESË në kuadër të projektit “Futurae – projekti për sipërmarrjet e emigrantëve”që ofron shërbime informacioni, trajnimi, ndjekjeje biznesi dhe krijimi biznesi falas.
Rregjistrohu në këtë link: https://www.formacamera.it/progetti/futurae-programma-imprese-migranti/
Seminari ju ofron informacione mbi:
- si të realizosh një biznes tëndin mbi një ide biznesi
- si të zhvillosh aftësitë sipërmarrëse
- si të përgatisësh një plan biznesi
- cilat janë procedurat burokratike për të hapur një sipërmarrje në Itali
- cilat janë mundësitë e financimit në nivel rajonal, kombëtar dhe si mund të përfitosh nga thirrjet
publike.