Barleti Human Capital fillon turin e trajnimeve dhe keshillimit te karrieres
23/06/2020Trajnime për punonjësit dhe punëkërkuesit
13/07/2020Ditën e djeshme AM-Barleti Human Capital përfaqësuar nga znj. Elona Bano dhe Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shiptare, z. Ardian Lekaj, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi kryesor i saj konsiston në aplikimin dhe zbatimin e përbashkët në projekte, programe dhe aktivitete në fushën e punësimit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.
Palët do ofrojnë në mënyrë reciproke ekspertizë profesionale për nxitjen dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimore, aftësimin e kapaciteteve njerëzore, veçanërisht në: orientim dhe këshillim karriere, asistim dhe menaxhim i burimeve njerëzore; shërbime ndaj klientit, strategji biznesi, ide, projekte, si dhe programe zhvillimore dhe trajnuese sipas praktikave më të mira Evropiane.